Del modeli i ri “Aston Martin Vantage GT3”
Prodhuesi britanik i automjeteve supersportive “Aston Martin” sapo ka nxjerrë modelin e fundit “Vantage”, që do të zëvendësojë modelin “V8 Vantage”, shkruan revista automobilistike “Autoplus.fr” në faqen e saj të internetit.
Ky do të jetë modeli i ri më bazik i kësaj marke. Një model bazik, por që performancat e tij tejkalojnë të gjitha modelet e tjera, deri tek “Vanquish” dhe të tjera si “V12 Vantage S”.
Ky “Vantage” i ri ka edhe një verison GTE për gara, që di të debutojë këtë fundjavë në garën e saj të parë të 1000 kilometrave në kampionatin WEC (World Endurance Championship).
Ky model është i pajisur me një motor V8 me dy turbo dhe një kubikë 4,0 litra.