Del lista e Realit për Superkupën e Spanjës, rikthehet Alaba

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Mallorcës në Superkupën e Spanjës.

Risia në këtë listë është përfshirja e austriakut, David Alaba, i cili rikthehet nga lëndimi që kishte pësuar që nga sezoni i kaluar.
Ndeshja gjysmëfinale e Superkupës spanjolle mes Real Madridit dhe Mallorcës, do të zhvillohet pasnesër në Jeddah të Arabisë Saudite.