Del fotografia e parë e Papa Françeskut që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital.
Fotoja tregon 88-vjeçarin të ulur në spitalin Gemelli të Romës, shkruan BBC, transmeton Periskopi
Vatikani njoftoi të dielën, për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital një muaj më parë, se Françesku kremtoi meshën në kishën në spitalin Gemelli të Romës.