Del foto e vëllezërve Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës, 25-vjeç dhe 20-vjeç

Në foton që shihni më poshtë, janë vëllezërit Laçi. Enejd Laçi 25-vjeç dhe Erildi Laçi 20-vjeç, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.
Andi Laçi, 22-vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24-vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksiddenti i rëndë.
Sipas informacioneve policore, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, kur janë përplasur me një betoniere, shkruan Vizion Plus, raporton Periskopi.
Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes./Periskopi/