Del episodi i parë i dokumentarit të Al Jazeera mbi Kosovën (VIDEO)

Del episodi i parë i dokumentarit të Al Jazeera mbi Kosovën (VIDEO)

Ka dalë dje në Al Jazeera episodi i parë i një serie dokumentarësh realizuar mbi Kosovën.

Seria “Alchemy Balkans: Kosovo” ka nisur me pjesën e parë ku flitet mbi Prishtinën, me avokatin Azem Vllasi i cili flet mbi një “kryeqytet të vdekur” dhe se instancat socialiste nuk janë zëvendësuar me të rejat, në shtetin e ri të Kosovës.

Artistët Krenare Rugova e Visar Kuçi janë pjesë e kësaj pjese të parë 25 minutëshe që transmetohet në Al Jazeera Balkans. Ardiani, një djalë i ri i cili shet nëpër rrugët e Prishtinës po ashtu ka rrëfimin e tij, me një anglishte më të mirë se një pjesë e madhe e moshatarëve të tij.

Këtu edhe mund ta shihni dokumentarin, episodin e parë të kësaj serie.

/kultplus.com

Shpërndaje në: