Del edhe video – Shikoni se si ky portier po i bënte portat më të vogla
Ka pasur debate të gjata në Norvegji, pasi një portier e ka bërë më të vogël golin gjatë ndeshjeve si vendas.
Sulmuesi islandez Patrik Gunnarsson, dikur i Brentfordit, e ka kapur portierin duke lëvizur golat.
Duke luajtur ndeshjen në SR-Bank Arena, Gunnarsson ka përdorur strategjinë e tij për t’i zvogluar protat.
Ai e ka bërë këtë vetëm pasi gjyqtari ndihmës e ka përfunduar kontrollin e detyrueshëm të golave.
Dimensionet standarde të kërkuara për golat profesionistë janë 7 metra e 32 centimetra, por gazeta norvegjeze Aftenbladet ka kuptuar se Gunnarsson po i jep skuadrës së tij një avantazh të padrejtë duke e bërë golin 15-20 centimetra më të vogël.
Ata kanë postuar edhe pamjet e veprimeve të tij, të cilat tani po shkaktojnë një bujë të madhe.
Megjithatë, 21-vjeçari po e luan ‘budallain’ duke thënë se ky është vetëm një veprim i tij para çdo ndeshje.
“Është thjesht një ritual që kam para ndeshjeve”, ka komentuar ai.
“Gjë që më bën të ndihem rehat. Nuk është më shumë se kaq. Thjesht i godas hekurat pak”.