Deklarimet e zyrtarit amerikan Mitchel për ushtrinë e Kosovës trazojnë Beogradin

Periskopi.com Lajme

Deklarata e zyrtarit amerikan, Wess Mitchel, lidhur me një  plan katër pikësh për Kosovën, në të cilin do të përfshihet edhe shndërrimi i FSK-së në ushtri, ka trazuar politikën serbe.

Në një konferencë ku po diskutohet për çështjen e sigurisë në Serbi dhe luftimin e krimit, zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë që askush nuk duhet ta përkrahë  Kosovën në aspektin e bërjes së ushtrisë.

Stefanoviç e ka konsideruar këtë si presion mbi Serbinë, dhe ka thënë se bisedimet me Mitchel nuk do të jenë të lehta, raporton B92, transmeton Periskopi.

“Pozicionet tona janë dukshëm të ndryshme, dhe është e qartë që SHBA-ja nuk e ka ndryshuar politikën. Presidenti Vuçiq do t’i kërkojë Mitchelit një qëndrim lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, bazuar në aktet ndërkombëtare dhe të një rezolute të OKB-së. Këto bisedime do të jenë jashtëzakonisht të ndërlikuara, por besoj që presidenti Vuçqit do të vazhdojë të luftojë për interesat e kombit dhe shtetit tonë”, ka thënë Stefanoviç, raporton Periskopi.

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot do të vizitojë Kosovën.

Mitchel gjatë vizitës së tij në Kosovës është takuar me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

“Ai do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Mitchel është Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike./Periskopi/