Deklaratë tejet interesante nga Haaland rreth transferimit të tij te Chelsea

Deklaratë tejet interesante nga Haaland rreth transferimit të tij te Chelsea

Erling Braut Haaland ka reaguar ndaj spekulimeve rreth transferimit të tij potencial te Chelsea.

Sipas “BILD”, Erling Haaland mund të largohet nga Borussia Dormund pasi Chelsea po dëshiron të dërgojë një ofertë prej 175 milionë eurosh për norvegjezin.

Sidoqoftë, ai është përgjigjur ndaj këtyre zërave duke treguar situatën me klubin.

“Deri dje unë nuk kam folur në agjentin tim që një muaj”, tha ai.

“Kështu që kjo tregon gjithçka, shpresoj të jenë vetëm thashetheme sepse ato para janë shumë para për një person”, deklaroi Haaland.

Shpërndaje në: