Deklarata e mbrëmshme se është dhunuar fizikisht, thuhet se ka ndikuar keq te Melisa
Këngëtari shqiptar e ka përkrahur protagonisten e “Përputhen”.
Ardit Çuni ka publikuar një postim në Instagram teksa është shprehur i revoltuar ndaj atyre që i shkruajnë mesazhe negative Melisës pasi zbuloi detaje nga jeta e saj.
Ndër të tjera ai e ka mbështetur duke folur për karakterin se e vlerëson pa masë mirëpo ka shkruar fjalë të rënda drejt atyre që e kanë ofenduar.
Siç duket Melisa ka marrë komente të shumta negative pasi zbuloi ato të pathëna.
“Nuk dua te ndalem tek ti pasi e di mire mendimin tim mbi ty, si nje femer e forte qe ja ke dale me se miri, por dua te flas mbi fenomenin kaq te prekshem ne shoqerine tone.
STOP PER NJE MOMENT DHE REFLEKTO… KU PO SHKOJME ?? Qe kur kenaqesia e te berit keq dikujt u be me e madhe se kenaqesia e te berit mire ?
Kenaqeni dhe e shijoni aq shume nepermjet profileve tuaja fake, kur i thoni dikujt kurve, e perdale, byth****, mendjemadhe, arrogant sa ne fund te dites ju duket sikur keni fituar cmimin Nobel dhe keni permbyllur nje dite te suksesshme. Por si ndiheni kur degjoni qe motres tuaj, vellait tuaj, mamase tuaj jua thone kto fjale apoooo nje sekonde…. do thonit po ato se kane bere veten per tu share…. Jo miq bullizmi nuk ka justifikim, bullizmi nuk njeh as moshe as gjini dhe as menyre sjelljeje. Mos me beni te shkathtin apo te shkathten me komentet tuaja bastarde prej adoleshentesh neper TikTok e neper Instagram. Jeta nuk eshte une te ofendoj sepse kshtu e mendoj, sepse nese nuk e keni mesuar akoma ne shkolle (per te cilat kam shume per te folur mbi nivelin e disave prej jush) Liria juaj mbaron aty ku fillon e imja. Turp per prinderit qe ju rrisin, turp per shoqerine qe ju mbeshtet dhe turp per personin ne te cilin po shnderroheni…. Thjesht mvjen te qaj….”, ka shkruar Ardit Çuni në Instagram.