Deklarata e Gërvallës, Zogaj: Kur Ramushit i është vrarë Luani, atë e ka quajtur bandit e UÇK-në terroristë vetëm Hajrie Spikerica

Deklarata e Gërvallës, Zogaj: Kur Ramushit i është vrarë Luani, atë e ka quajtur bandit e UÇK-në terroristë vetëm Hajrie Spikerica

Petrit Zogaj ka reaguar për deklaratën e Gërvallës për Haradinajn.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kur Ramushit i është vrarë vëllai Luani më 1997, vetëm Hajrie Spikerica e ka quajtur bandit, UÇK grup terrorist dhe me siguri Haradinaj të ashtuquajtur komandant lufte.

“Hajria e ka pase pershkrim te punes me e quajt UCK terroriste. Nuk e kam bash te qarte nese Donika Gervalla e ka pershkrim pune me e quajt UCK te tille dhe me e quajt Ramushin komandant te rreme, por ajo cka dihet tashme ne 4 vite, vetem Donika Gervalla alias Hajrie Spikerica, eshte e ashtuquajtura Minister e Jashtme e Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur Ramushit i eshte vrare Luani me 1997, vetem Hajrie Spikerica e ka quajtur bandit, UCK grup terrorist dhe me siguri Haradinaj te ashtuquajtur komandant lufte. Kjo ka ndodh para 28 viteve. Hajria e ka pase pershkrim te punes me e quajt UCK terroriste. Nuk e kam bash te qarte nese Donika Gervalla e ka pershkrim pune me e quajt UCK te tille dhe me e quajt Ramushin komandant te rreme, por ajo cka dihet tashme ne 4 vite, vetem Donika Gervalla alias Hajrie Spikerica, eshte e ashtuquajtura Minister e Jashtme e Republikes se Kosoves. Ne 4 vite gjate mandatit te saj, Kosova eshte nen sanksione, e izoluar nderkombetarisht, nuk i ka ardhe asnje njohje, nuk eshte antaresu ne asnje organizate nderkombetare dhe nuk e therret askush me ne formue nderkombetare.

Shpërndaje në: