Deklarata e fundit e Tahir Batatinës është ‘kunj’ i rëndë për Bylbyl Sokolin
Gjilani është eleminuar nga Kupa e Kosovës, objektiv ky i cili ishte primar për “Skifterat”. Nënkampionët e vendit janë mposhtur me rezultat të pastër 2-0 ndaj Istogut dhe kështu i kanë thënë ‘lamtumirë’ këtij kompeticioni.
Kështu skuadra e Bylbyl Sokolit rrezikon të mbyll një tjetër vit pa trofe dhe kjo nuk pritet të kalojë në heshtje.
Ka qenë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ai i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij sociale ka ‘thumbuar’ në mënyrë indirekte Sokolin, dke thënë se ai është një mjeshtër i cili nuk i ka të gjitha paisjet për servisim.
“Para disa ditëve në Klan Kosova dëgjova që Kosova e ka një mjeshtër të Kupës së Kosovës. Siç po duket mjeshtri sot nuk ka pasur paisje për servisim për ta kryer misionin, gjithnjë sipas analistit në fjalë”, ka deklaruar Batatina.