Deklarata e ambasadorit të Kupës së Botës: Homoseksualët? Ata duhet të pranojnë rregullat tona këtu, është një devijim mendor
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillimi i Kupës së Botës që do të mbahet në Katar këtë vit.
Tashmë Kombëtaret pjesëmarrëse në këtë kompeticion janë bërë gati që t’i publikojnë listat me lojtarët e ftuar, shkruan Periskopi.
Anglia, Portugalia, Argjentina, Gjermania, Brazili, Spanja dhe Franca janë vetëm disa nga Kombëtaret e mëdha që do të tentojnë të arrijnë finalen e madhe të këtij kompeticioni.
Kësaj radhe Botërori do të mbahet në një vend me shumicë myslimane me rregulla strikte për alkoolin dhe personat qëi takojnë komunitet LGBTI.
Kështu, abmasadori i Kupës së Botës në Katar, Khalid Salman ka befasuar të gjithë me deklaratën që dha sot.
“Homoseksualët? Ata duhet të pranojnë rregullat tona këtu. Është mëkat. Unë nuk jam një musliman i rreptë, por pse është mëkat? Sepse është një devijim mendor”, tha ai.
Kujtojmë se Kupa e Botës nis me 20 nëntor dhe përfundon me finalen e madhe të 18 dhejtorit 2022./Periskopi/
Khalid Salman, embajador del Mundial de Qatar, sobre la homosexualidad:
“Tienen que aceptar nuestras reglas aquí. Los homosexuales son haram y tienen daño mental” pic.twitter.com/OjJBDFW6XP
— Wall Street Wolverine (@wallstwolverine) November 8, 2022