Deklarata brutale e Mourinhos për Fernandesin: Portugali po luan me dhjetë lojtarë

Deklarata brutale e Mourinhos për Fernandesin: Portugali po luan me dhjetë lojtarë

Jose Mourinho ka deklaruar se Bruno Fernandes ia ka prishur lojën Portugalisë.

Sipas teknikut portugez, Portugalia ka vuajtur shkaku i Bruno Fernandesit, sepse anëtari i Manchester United nuk ka bërë asgjë në fushë, praktikisht Portugalia ishte si pa një lojtar me Fernandesin në fushë.

“Ai ka shumë për të dhënë, por në realitet në këto dy ndeshjet e fundit ai nuk vërehej në fushë, sikur të mos ishte aty”, tha ai.

“Portugalia ka luajtur me 10 lojtari shkaku i Bruno Fernandes. Ata mund ta mposhtin çdo kënd, na duhen 11 lojtarë”, deklaroi Jose Mourinho.

Portugalia do të përballet me Francën në ndeshjen e tretë të grupeve në kuadër të “Euro 2020.”

Shpërndaje në: