Deklarata brutale e Mike Tysonit pasi Mayweather kishte thënë se është më i mirë se Muhammad Ali

Deklarata brutale e Mike Tysonit pasi Mayweather kishte thënë se është më i mirë se Muhammad Ali

Debati më i madh rreth një sporti është gjithnjë se kush është më i miri në histori i atij sporti.

Për shembull, Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo në futboll, apo Ayrton Senna vs Michael Schumacher vs Lewis Hamilton në Formula 1, transmeton Periskopi.

E njëjta vlen edhe në boks. Bota e këtij sporti ka parë disa boksierë madhështor ndër vite, madje, aq shumë, sa që është e vështirë të vendoset për më të mirin.

Shumë do të thonë se më i madhi është Muhammad Ali.

Një person që nuk mendon ashtu është Floyd Mayweather. Në fakt, ai e ka deklaruar veten si më i miri në histori. Mendimi i tij nuk është pritur mirë nga Mike Tyson.

Duke folur rreth kësaj deklarate të Mayweather, Tyson ka thënë.

”Ai ëndërron shumë. Shiko, po të ishte ai sado pak afër të madhit Muhammad Ali, ai do të mundte t’i dërgonte vetë fëmijët e tij në shkollë.

”Në rregull, ai nuk mund t’i dërgojë fëmijët në shkollë vetë, dhe ai po flet se është më i madhi? Madhështia nuk është ta ruash veten nga njerëzit, por të pranohesh nga ta.

”Ai nuk mund t’i dërgojë vetë fëmijët në shkollë. Ai është një njeri i vogël i frikësuar. Ai është shumë i vogël dhe i frikësuar.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: