Deklarata brutale e Boatengut për ish-të dashurën, një javë para se ajo të vetëvritej: Ajo më shkatërroi familjen

Deklarata brutale e Boatengut për ish-të dashurën, një javë para se ajo të vetëvritej: Ajo më shkatërroi familjen

Modelja gjermane, nënë e një djali gjashtë-vjeçar, Kasia Lenhardt vrau veten ditë më parë, pas një ndarje të rëndë me futbollistin e Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Ajo u gjet e vdekur në aparatamentin e saj, në ditëlindjen e gjashtë të birit të saj, shkruan Periskopi.

Vetëm një javë më parë, Boateng kishte konfirmuar ndarjen nga Lenhardt, duke dhënë një deklaratë të rëndë për të për ‘Bild’.

”Kasia u bë e dashura ime pasi ma shkatërroi marrëdhënien me ish-të dashurën Rebeccan dhe familjen time, poashtu edhe më shantazhoi,” ishte shprehur mbrojtësi bavarez.

”Por unë vendosa të qëndroj me Kasian dhe u mundova ta bëjë të funksionojë.

Ish-e dashura tjetër e Boatengut, Rebecca Silvera poashtu kontriboi shumë që të shpërthenin abuzimet në internet ndaj Lenhardtit, duke deklarauar:

”Kasia ma shkatërroi familjen për benefitet e veta. Nuk do ta lë ta shkatërrojë edhe Jeromen. Nuk do ta lë ta luajë viktimën. Ajo ka bërë mjaft dëme tashmë.”

Pas këtyre komenteve, Lenhardt kishte reaguar në rrjetet sociale, duke thënë: ”Do të flas rreth kësaj, por duhet ta përmbledh veten.

”Ju lutem më jepni kohë. Do të luftoj sepse kurrë nuk kam qenë kaq e manipuluar, e përdorur dhe e gënjyer. Më jepni një moment.”

Ditë më vonë pas kësaj deklarate, ajo vrau veten. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: