Dejona Mihali pas intervistimi nga Prokuroria, pyetet nga gazetarët për Nagip Krasniqin

Dejona Mihali pas intervistimi nga Prokuroria, pyetet nga gazetarët për Nagip Krasniqin

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria.

“Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo shkurt gazetarëve.

Prokuroria me herët ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

 

VIDEO

Shpërndaje në: