Dëgjoni këshillat e gjyshes, lani fytyrën e flokët me ujë të shiut dhe do të MBETENI PA FJALË

Dëgjoni këshillat e gjyshes, lani fytyrën e flokët me ujë të shiut dhe do të MBETENI PA FJALË

Mund të duket e çuditshme, por uji i shiut ka vlera të pafundme shëndetësore për fytyrën dhe flokët.

Uji i shiut nëse aplikohet në fytyrë ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe i jep asaj shkëlqim. Në sajë të përbërësve kimiko-fizikë, uji i shiut futet në kategorinë e ujrave të lehtë. Kur shkreptin një rrufe, në shtresat e sipërmë të ajrit ndodh një shkarkim elektrik, i cili imponon bashkimin kimik midis oksigjenit dhe azotit. Bashkimi i këtyre lëndëve bëhet shkak për krijimin e gazeve të amoniakut dhe nitratit të kaliumit.

Pika e ujit të shiut gjatë zbritjes së tij mbi sipërfaqen e tokës kalon dhe bashkohet me këto gaze të përftuara dhe arrin në një përbërje: në një litër ujë, 2 mg azot të pasur me amonjak, dhe 2/3 mg azot të pasur me nitrat kaliumi. Në pamje të parë na jepet përshtypja e një sasie ekstremisht të vogël gazesh, por këto janë mjaftueshëm për një trajtim të mirëfilltë të fytyrës tonë.

Për të pasur rezultate më efikase këshillohet që të përdoret uji i sapo rënë. Uji i shiut gjithashtu ka vlera të papërshkrueshme për flokët. Nëse lajmë flokët me ujin e shiut ato do të jenë më të shëndetshme me rrënjë të forta dhe plot shkëlqim. Kjo si pasojë e mineraleve që gjenden në të, të cilat përkojnë me nevojat bazike të flokëve.

Shpërndaje në: