Dega e PDK-së në Istog zyrtarizon kandidatin e parë për deputet

Dega e PDK-së në Istog zyrtarizon kandidatin e parë për deputet

Partia Demokratike e Kosovës dega në Istog ka zyrtarizuar kandidatin e parë për deputet nga kjo degë.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj.

Këtë e ka bërë të ditur nga nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë :

Istogu ka shansin ta ketë në Kuvend nje nga djemtë më të mirë të tij, Shasivar Haxhijaj, që sot e nominuam si kandidat për deputet në listen e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam shumë i lumtur për vendimin e degës së PDK-së në Istog dhe ne do të punojmë shumë, të bashkuar, për t’ia dhënë Istogut dhe Kosovës  deputetin që e meriton.

Shasivari ka jetuar dhe punuar për ndryshimet e mëdha për vendin duke qenë si luftëtar i UÇK-së dhe pas pavarësisë duke shërbyer ndershëm në pozita të ndryshme institucionale. Ai ka qenë përherë një krah i fortë për Istogun, duke sjellë projekte të rëndësishme në sport, kulturë, bujqësi etj.

Mbi të gjitha, Shasivari është një bashkëshort, baba e mik shumë i mirë.

Jemi krenar për ty, Shasivar!

Shpërndaje në: