Dedaj: Votat nga Ambasadat dhe Konsullatat janë të falsifikuara, duhet të shpallen të pavlefshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka ngjallur dyshime në lidhje me vërtetësinë e votave nga Ambasadt dhe Konsullatat.
Sipas Dedajt, votat janë të ‘falsifikuara, të manipuluara dhe të pavlefshme’.
Ai ka shtuar se këto vota duhet të shpallen të pavlefshme, dhe për këtë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë dhe MPJD-së të cilët i quan ‘të dështuar’.
Postimi i plotë:
“Votat diplomatike” të fallcifikuara, të manipuluara dhe të pavlefshme!
Nese dalin rezultatet e votimit me poste ndryshe nga ato nëpër Ambasada dhe Konzullata, atëhere vertetohen dyshimet për keqëpërdorime dhe manipulime nga zyrtarët diplomatik,Qeveria në Ikje dhe MPJD e dështuar!
Pra,me njē fjalë ” votat diplomatike” duhët të shpallen të pavlefshme?