Dedaj: Regjim i dështuar, Kurti, Osmani e Gërvalla nuk po ndalen duke keqpërdorur misionet diplomatike me premtime boshe

Dedaj: Regjim i dështuar, Kurti, Osmani e Gërvalla nuk po ndalen duke keqpërdorur misionet diplomatike me premtime boshe

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka folur për Periskopin për njohjet dhe tubimet që kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është duke i mbajtur në diasporë.

Ai ka kritkuar ashpër duke thënë se është regjim i dështuar.

Sipas Dedajt, kryeministri Kurti nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral.

“Tashmë nuk është asgjë e re të themi se kjo është qeveri dhe regjim i dështuar, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në politikat skandaloze ndërkombëtare. Regjimi i Kurtit nuk ka përmbushur premtimet elektorale për këto pesë vite, në asnjëren nga fushat ekonomike, sociale, në arsim, shëndetësi, pos rritjes së varfërisë, krizës ekonomike, zbrazjes së Kosovës dhe dëmtimit të partneritetit me SHBA, BE dhe NATO, duke e sjellur Kosovën nën sanksione siç është Rusia dhe Bjellorusia”, u shpreh ish ambasadori për Periskopin.

Dedaj ka thënë se diplomacia e Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës ka izoluar dhe dëmtuar imazhin e Kosovës.

Ai për Periskopin u shpreh se ky pushtet nuk po ndalet duke i keqpërdorur ambasadat, dhe mërgatës duke i bërë premtime boshe.

Dedaj thotë se qytetarët duhet të ndëshkojnë qeverinë ‘mashtruese’.

“Diplomacia e Kosovës me Kurtin, Osmanin dhe Gërvallen ka sjellur izolimin dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës në botë. Ata nuk ndalen duke keqpërdorur misionet diolomatike dhe ambasadat në botë, për efekte elektorale, përqarjen e mërgatës në baza partiake, qoftë edhe me gënjeshtra dhe premtime boshe. Tash e pesë vite Kosova nuk ka asnjë njohje, asnjë anëtarësim dhe ka humbur mbështetjen e diplomacisë euro-atlantike. Me 9 shkurt 2025, votuesit kosovar duhet ta ndëshkojnë këtë qeveri mashtruese dhe demagogjike, për të  kthy dinjitetin, besimin dhe shpresën Kosovës”, u shpreh ish diplomati për Periskopin.

 

Ish diplomati për tubimet e LVV dhe Guxo në ambasada: Ministrja Gërvalla po shkel ligjin duke i detyruar dhe shantazhuar misionet diplomatike

Shpërndaje në: