Deda për Hotin: Nëse ka mendu që LDK i merr 20 mijë vota, le të tregoj qysh

Analisti politik Ilir Deda ka komentuar përplasjen paszgjedhore brenda LDK-së. Ai ka thënë se nëse Avdullah Hoti ka menduar se LDK do t’i marrë 200 mijë vota, bënë mirë të na tregoj, qysh.
“Cka ka prit ai, që LDK-ja do t’i marrë 200 mijë vota, nëse ka pritë që LDK-ja ka me i marrë ato vota, atëherë le të tregon qysh”.
“Unë mendoj që LDK-ja si parti e madhe dhe e vjetër, ajo parti e vjetër ka shumë edhe përvojë. Besoj se shpejt do të gjejnë gjuhë të përbashkët, sepse do të përgatiten për sfidat e radhës. Shpejt janë zgjedhjet lokale, nuk dimë nëse do të ketë zgjedhje nacionale prapë dhe neve na vyen zëri politik i LDK-së”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova, transmeton Periskopi.