Deda kritikon mungesën e dialogut mes partive: Veç shqiptarët s’ulen me folë me njëri-tjetrin për shtet

Analisti Ilir Deda ka ngritur shqetësimin për mungesën e komunikimit mes partive politike.
Deda vuri në pah faktin se në të kaluarën edhe rivalë politikë me dallime të mëdha kanë arritur të ulen dhe të diskutojnë për të ardhmen e vendit, ndërsa sot, sipas tij, mungon vullneti për një dialog të tillë.
“Na krejt jetojmë në këtë shtet. Qeky shtet është i përbashkët. Kur armiqësitë kanë qenë më të mëdha edhe Rugova me Thaçin janë ulur me bisedu me njani-tjetrin e na s’po mujmë në vitin 2025 me e pa një komunikim normal të partive politike?”, ka thënë Deda në Rubikon të Klan Kosovës.
“Na duhet me kërku që ajo me ndodh”.
“Veç shqiptarët nuk ulen bashkë me folë për shtet në Ballkan”. – tha ai.