Deçan, Novosellë e Prishtinë – Këto janë tubimet e Abdixhikut për sot

Deçan, Novosellë e Prishtinë – Këto janë tubimet e Abdixhikut për sot

Agjendë të ngjeshur sot të ketë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Në ora 16:30, ai do të takohet me banorët e Strellcit të Epërm të Deçanit.

Ky tubim do të mbahet në Shkollën Fillore “Bajram Curri”.

Abdixhiku pastaj do të shkojë në Istog, ku nga ora 18:00 do të mbajë tubim me qytetarët.

Ngjarja do të zhvillohet në palestrën “IBOS”.

Ai do të jetë i pranishëm edhe në Novosellë të Pejës, ku do të takojë banorët e këtij fshati.

Aktiviteti zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në restorantin “Shpella e Bobit”.

Tutje kreu i LDK-së, do të ketë takim edhe me gratë me fillim nga ora 21:00.

Eventi mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

Dhe si çdo ditë tjetër, LDK-ja do të mbajë edhe konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Shpërndaje në: