Debuton Mustang elektrik
Prodhuesi i veturave Ford ka zbuluar zyrtarisht makinën e tij të parë elektrike – crossoverin Mustang Mach-E.
Mach-E është Mustang i parë elektrik dhe crossoveri i parë Mustang në historinë e makinës popullore që shitet në mbi 10,000,000 njësi. Në versionin standard, ai do të mundësohet nga një paketë baterie 288 qelizore prej 75.7 kWh, dhe në versionin më të fuqishëm me bateri prej 376 qelizave dhe 98.8 kWh.
Versioni më i dobët, me motor në të katër boshtet, do të ketë një autonomi prej rreth 335 kilometrash, dhe me vozitje në boshtin e pasmë vetëm 370 km. Ndërsa versioni më i fuqishëm vjen me 480 km lëvizje autonome me katër boshte në paketën e pajisjeve California Route 1, ndërsa diapazoni është zvogëluar në paketat më të larta.
Sa i përket fuqisë, Mach-E vjen në variante 255, 282, 322 dhe 460 kuaj fuqi në paketën e Performancës GT.
Çmimi fillestar i Mustang Mach-E është rreth 44,000 dollarë në SHBA.