De Rossi: Diskutimet me Romën zgjatën 10 minuta
Daniele De Rossi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga emërimi si trajner i Romës .
Ish-lojtari i Giallorossëve zëvendësoi Jose Mourinhon të martën, pothuajse menjëherë pas shkarkimit të portugezi nga posti i trajnerit.
De Rossi ka kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. Kjo do të jetë puna e tij e dytë si trajner në krye të një ekipi profesionist, pas një periudhe të shkurtër në krye të SPAL-it në Serinë B në edicionin 2022-23.
Pasi ka kryer tashmë disa seanca stërvitore, nën drejtimin e De Rossit Roma do të përballet me Hellas Veronan në Serie A të shtunën, përcjellë KosovaPress.
“Është emocionuese sepse po shoh shumë vende dhe më e rëndësishmja, shumë fytyra që kam që kanë qenë me mua për një pjesë të madhe dhe të mrekullueshme të jetës sime. Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm se ka një punë të rëndësishme për të bërë dhe ne nuk mund të jemi këtu vetëm duke parë përreth se si kanë ndryshuar gjërat.”, shtoi ai.
Kur u pyet se si reagoi ndaj ofertës për t’u bërë trajner i Romës së tij të dashur, De Rossi u përgjigj:
“Isha i befasuar dhe i emocionuar. Në atë moment e kupton se po ndodh në të vërtetë. E dija se ishte një mundësi, kështu që nuk ishte krejtësisht e paqartë. Unë thashë se isha i lumtur që i takova, për të folur dhe për të ndarë idetë, por u deshën jo më shumë se 10 minuta për ta mbyllur marrëveshjen.”, tha italiani.