De Rossi absolutisht e humbi kokën në bankë kur u urdhërua të fillonte nxemjet gjatë playoffit për Kupën e Botës
Nëse Italia arrin në Kupën e Botës, do të duhet ta bëjë përmes playoffit evropian.
Kampioni i Euro 2020 dorëzoi kreun në grupin kualifikues ndaj Zvicrës të hënën mbrëma, derisa nuk arriti më shumë se një barazim pa gola kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit.
Fansat italianë me arsye do të jenë të shqetësuar për pjesmarrjen e Kombëtares së tyre në playoff, pasi kanë kujtime shumë të këqija nga viti 2017, transmeton Periskopi.
Në nëntor të atij viti, ‘Azzurrët’ dështuan të sigurojnë një vend në Kupën e Botës pasi u eleminuan nga Suedia.
Gian Piero Ventura u bë trajneri i parë prej vitit 1958 që dështoi ta udhëhiqte Kombëtaren drejt Kupës së Botës.
Dhe disa prej vendimeve të tij gjatë ndeshjes së dytë në ‘San Siro’ kundër Suedisë ishin vërtetë bizare.
Lorenzo Insigne, i cili ishte dhe ende është një prej sulmuesve më të mirë në botë, nuk u fut madje as nga banka.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Ventura madje kërkoi nga veterani defanziv Danielle De Rossi të fillonte nxemjet, derisa Insigne vetëm qëndroi aty i injoruar.
Kjo nxiti reagim frustrues nga De Rossi, i cili ishte i vetëdijshëm se nuk ishte njeriu i duhur për t’u futur derisa Italia po e kërkonte golin.
Sipas shumë gazetave italiane, De Rossi i tha ish-trajnerit të Italisë duke drejtuar gishtin nga Insigne:
”Pse dreqin të futem unë? Nuk na duhet fitorja këtu, duhet të fitojmë.” /Periskopi.com/
#DeRossi: “Che cazzo entro io? Non dovemo pareggià, dovemo vince!”, indicando Insigne. pic.twitter.com/Vr2uTy9wnF
— Valerio Curcio (@ValerioCurcio) November 13, 2017