De Bruyne Guardiola: Ai më parë preferon të humb ndeshjen, se të fitojë me kundërsulme

De Bruyne Guardiola: Ai më parë preferon të humb ndeshjen, se të fitojë me kundërsulme

Kevin De Bruyne ka zbuluar në një podkast se Pep Guardiola emocionohet në dialogjet e tij me futbollistët para ndeshjeve dhe nganjëherë madje harron të tregojë kush do të luajë.

”Ne gjithmonë kemi takime para ndeshjeve dhe Guardiola thotë ‘ta bëjmë këtë, ta bëjmë atë’,” ka thënë mesfushori belg, transmeton Periskopi.

”Por pastaj ne duhet ta pyesim: ‘Pra Pep, kush do të luajë?’ Nganjëherë ai harron të na tregojë. Fitorja është e rëndësishme për të, por filozofia është edhe më e rëndësishme.

”Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por Pep preferon të humb me principet e tij se të fitojë me taktika kundërsulmi. Ai e do futbollin sulmues.”

Guardiola e ka fituar titullin në Premier League tre herë në pesë sezonet e tij te Manchester City deri tash. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: