De Bruyne flet pas ndeshjes: Ishte e vështirë, mund të fitonim
Ka përfunduar takimi i madh në Premierligë pa fitues.
City dhe Liverpooli barazuan në 2:2 në një ndeshje nga më të bukurat të futbollit, shkruan Periskopi.
Për Cityn shënuan De Bruyne dhe Jesus, ndërsa për Liverpoolin, Jota e Mane.
Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i Man Cityt, Kevin de Bruyne tha se ishte ndeshje shumë e vështirë.
“Ishte e vështirë. Të them të drejtën mendoj se ne luajtëm shkëlqyeshëm. Mënyra se si luajtëm ishte shumë e mirë dhe ne duhet të shënonim më shumë. Kjo është ajo që është. Ishte një lojë e mrekullueshme”, tha fillimisht ai.
“Mënyra se si filloi pjesa e dytë është zhgënjimi. Mendoj se luajtëm shkëlqyeshëm dhe krijuam mjaft raste për të fituar ndeshjen”, tha belgu.