De Bruyne emërohet kapiten te Belgjika
Kombëtarja e Belgjikës ka konfirmuar se Kevin De Bruyne është emëruar si kapiten i ri i ekipit.
Mesfushori i Manchester City e mori shiritin e kapitenit pas pensionimit të Eden Hazardit nga ekipi kombëtar.
Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku janë përzgjedhur si zëvendës-kapitenë.
Me De Bruynen si kapiten, Belgjika këtë javë do të nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Djajtë e Kuq” do të luajnë vetëm një ndeshje kualifikuese, atë në udhëtim kundër Suedisë, më 25 mars.
Pas tri ditësh, të përzgjedhurit e Domenico Tedescos do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të zhvilluar një miqësore me nikoqirët e “Euro 2024”.
©️DB. 🇧🇪 pic.twitter.com/4OYuQU2klq
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 21, 2023