De Biasi vazhdon konteratën me Azerbajxhanin
Giovanni De Biasi do të vazhdojë të jetë përzgjedhës te Kombëtarja A e Azerbajxhanit.
Federata e Futbollit të Azerbajxhanit ka njoftuar këtë të martë për vazhdimin e bashkëpunimit me ish-trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë.
Komiteti Ekzekutiv i kësaj Federate ka mbajtur mbledhjen e radhës sot, ku mes tjerash është vendosur që: “Afati i kontratës me kryetrajnerin e kombëtares së Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, duhet të vazhdohet edhe për një periudhë kualifikuese”.
66-vjeçari u emërua përzgjedhës te Azerbajxhani në korrik të vitit 2020.
De Biasi së fundi e udhëhoqi ekipin kombëtar të këtij vendi drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi doli fitues në Grupin 3 të Ligës C me 13 pikë të grumbulluara prej gjashtë ndeshjeve – me bilanc prej katër fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.