Daut Haradinajt ka një propozim: Të hapet Ura e Ibrit gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje
Daut Haradinaj i AAK’së ka dhënë një propozim lidhur me çështjen e Urës së Ibrit.
Ai ka propozuar që Ura e Ibrit të hapet me faza të ndryshme.
“Ka pasur mundësi për shembull, një koordinim i qetë, të bëhet me faz, të hapet gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje. Domethënë të vazhdohet me një koncept të bashkëpunimit”, tha ai në Klan Kosova në emisionin ‘DPT te Fidani’.
Ai pati disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
Daut Haradinaj tha se Albin Kurti, “krejt qëndrime të reja ka në anglisht e krejt tjera në shqip”.