Daut Haradinaj takon grupe që po vinë nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka pritur në takim grupet e para të ardhura nga diaspora pë ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve. Dje dhe sot kam pritur grupet e para të vëllezërve mërgimtarë që kanë ardhur nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar.
“Diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore. Andaj me 9 shkurt me gjithë këtë përkrahje dhe mobilizim, suksesi është i pashmangshëm. Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj në vazhdimësi”, është shprehur Haradinaj.