Daut Haradinaj publikon foto të terroristëve që i eliminoi Policia e Kosovës një vit më parë në Banjskë

Daut Haradinaj publikon foto të terroristëve që i eliminoi Policia e Kosovës një vit më parë në Banjskë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga ngjarja që ndodhi në Banjskë para një viti.

Krahas imazheve të papublikuara mëparë, Haradinaj ka thënë se çdo kush që tenton të prek këtë vend, do ta kenë ‘fatin’ e njëjtë, sikurse ata terroristë.

‘’Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi.

Krenar me djemtë e vajzat e Policisë sonë!‘’, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: