Daut Haradinaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Historia po na përsëritet, edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik

Daut Haradinaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Historia po na përsëritet, edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik

Daut Haradinaj ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi. Haradinaj ka thënë se e ka përjetuar vet këtë ndjenjë.

“Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.

Postimi i plotë:

Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.

U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë.

I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!/Periskopi/

 

Shpërndaje në: