Daut Haradinaj për kontratën për prodhim të municionit: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë

Daut Haradinaj për kontratën për prodhim të municionit: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. 
Shkrimi i plotë:Haradinaj ka thënë se është gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë.Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës.

Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.

P.S.

Publiko kontratën Kryeministër!

Boll mo.

Shpërndaje në: