Daut Haradinaj nga Zvicra: Kosovën e bëjmë bashkë fituese më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me mërgatën
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj është takuar me mërgatën në Bazel të Zvicres.
Haradinaj u shpreh se pa te mërgata “shpresën e tyre për Kosovën dhe punën e tyre të palodhshme aty ku jetojnë, duke qenë të devotshëm për dy shtete, neve na motivojnë e bëjnë krenarë”
“Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj”, shkroi mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në takim të përzemërt sot me mërgatën tonë në Bazel të Zvicrës. Saherë që takohem me bashkatdhetarët tonë shoh shpresën e tyre për Kosovën dhe punën e tyre të palodhshme aty ku jetojnë, duke qenë të devotshëm për dy shtete, neve na motivojnë e bëjnë krenarë.
Falënderim e mirënjohje strukturave të reja të zgjedhura të nëndegës së Aleancës në Bazel dhe Baseland, Kryetarit Asman Krasniqi, nënkryetarit Fatmir Hylaj, Sekretarit Haki Sutaj, Arkatarit Florim Hylaj, dhe anëtarëve të kryesisë së zgjedhur; Hysen Sylaj, Dukagjin Ademaj, Halil Shabanaj, Nimon Mushkolaj, Visar Selmanaj, Alban Nimonaj dhe Shpëtim Braha.
Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj.
100 herë faleminderit për besimin tuaj në vizionin tonë!