Daut Haradinaj: Nëse iu mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131

Daut Haradinaj: Nëse iu mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet senacë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo me kërkesë të 42 deputetëve nënshkrues. Seanca nis nga ora 12:00.

E lidhur me këtë ka reaguar Daut Haradinaj përmes një video së bashku me shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se nëse FSK-së i duhen kuzhinier, ai ka dy të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar ushtrinë.

‘’Nëse ju mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj’’, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: