Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Mujë Krasniqi: Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Mujë Krasniqi në përvjetorin e rënies.
Daut Haradinaj ka thënë se 14 dhjetori do mbetet në kujtesë si plagë e kombit tonë.
“Çdo 14 dhjetor do mbetet në kujtesë si plagë e kombit tonë. Sot përkujtojmë me dhimbje e krenari rënien e heronjve Mujë dhe Ali Krasniqi, Beqir Gashi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.
Lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij, do jehojë ndër breza tek kombi ynë. Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë”, ka thënë Daut Haradinaj.