Daut Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë

Daut Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka reaguar sërish për reduktimet me energji elektrike. 

Daut Haradinaj ka thënë se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, normalisht do të duhej të ishte më e ulët kërkesa.

“Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët? 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK”, ka thënë Daut Haradinaj.

Shpërndaje në: