Daut Demaku: Faleminderit Serbi, faleminderit diabet

Daut Demaku: Faleminderit Serbi, faleminderit diabet

Profesori Daut Demaku përmes një video-live në Facebook, ka falenderuar “dy vuajtjet”, ku sipas tij, falë tyre detyrohesh të mbushesh mend dhe të fitosh të drejtën për jetë njerëzore.

“Po ju them me sinqeritet të plotë, falenderoj nga thellësia e shpirtit dy vuajtjet e mia. Vuajtja e parë lindi në mua në vitin 1992, kur regjimi serb i kërkonte djemtë e mi të shkojnë ushtarë dhe runa Zot të kthehen në arkivol”, u shpreh Demaku, përcjell Periskopi.

“Për ti mbrojtur fëmijët e mi mora rrugët e mërgimit. Por ky mërgim më mësoi shumë që ta dua edhe shumë më shumë vendlindjen time. Prandaj, sot po them me plotë gojën, faleminderit Serbi, ti që na robërove, na detyrove ti marrim rrugët e mërgimit, ti që na shtype na vrave e na masakrove për 100 vjet”.

“Faleminderit Serbi që na detyrove të mbushemi mend dhe ta fitojmë lirinë. Faleminderit jetë që krijove armikun, që detyron të mbushesh mend dhe të fitosh të drejtën tënde për jetë njerëzore”.

Megjithatë, Demaku nuk mund të ia fali Serbisë për një gjë.

“Veç një nuk mund ta fali Serbi, që na detyrove të urrejmë. Kjo urrejtje ty nuk të dëmton, ndërsa neve na e ‘nxinë’ jetën”, tha Demaku.

Sipas profesorit Demaku, vuajtja e dytë e që e falenderon është diabeti.

“Ti diabet më detyrove të bëhem njeri, ti më tregove se diabeti është sëmundje edhe me e rëndë se kanceri. Ti diabet më mësove të bëhem i vërtevë sepse po të vazhdoja të frikësohen dhe ta gënjeja vetveten do të mbetesha edhe pa këmbë edhe pa sy e në fund edhe pa jetë.

“Kur më binde se është kështu more armiku im, u mbusha mend dhe u ktheva kah ushqimi i shëndetshëm dhe që njëzet vjetë që jetojë me ty jam shëndoshë si kokrra e mollës sepse më detyrove të bëhem njeri dhe të jem i vërtetë”./Periskopi/

 

Shpërndaje në: