Data, vendi dhe ora: Kjo javë është e rezervuar për super duelin mes Joshuas dhe Ngannou
Anthony Joshua përballet me Francis Ngannou në përplasjen e peshave të rënda të shtunën (9 mars), ndërsa hyrja e tyre në arenë në Arabinë Saudite pritet të ndodhë rreth orës 00:00 me kohën tonë lokale.
AJ dhe kamerunasi do të takohen në një përplasje me 10 raunde për peshën e rëndë në minutat e parë të së shtunës.
Përplasja do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Kjo po ndodh të shtunën për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.
AJ IN THE HOUSE! 💪#JoshuaNgannou – Friday pic.twitter.com/LV9xBUJljG
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) March 4, 2024
Joshua është një ish-kampion i unifikuar i peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF. Ai ka fituar tri ndeshjet e tij të fundit – kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin – pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.
Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por pushtoi ballinat e mediave botërore në debutimin e tij përballë kampionit të WBC-së, Tyson Fury, duke e rrëzuar në raundin e tretë përpara se të humbiste me vendim të unanim, që ngjalli shumë reagime.
Ngannou ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda të UFC-së përpara se të largohej nga divizioni për të filluar karrierën e tij në boks dhe ka 17 fitore dhe tri humbje nga koha e tij në MMA.
Francis Ngannou arriving in style 😎 🇨🇲#JoshuaNgannou – Friday pic.twitter.com/AQmz4UNLT3
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) March 4, 2024