‘Data e zgjedhjeve’, Haliti: Loja që bëri Kurti me opozitën ishte jo serioze

‘Data e zgjedhjeve’, Haliti: Loja që bëri Kurti me opozitën ishte jo serioze

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në letrën e cila u është është dërguar liderëve të partive, Osmani, ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër që ka siguruar Betimi për Drejtësi.

Në lidhje me këtë takim ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti tha se ftesa për takim e përfaqësuesve të partive politike me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve është obligim kushtetues i Presidentes.

Ai tha propozimi i datave për zgjedhje është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Ftesa për takim e përfaqësuesve të partive politike, me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve, është obligim kushtetues i Presidentit-es. Propozimi i datave për zgjedhje është në përputhje me ligjin, kushtetuten dhe kopetencat e Presidentit-es”

Deputeti i PDK-së tha se nuk pritet që të ketë ndryshim të agjendës sepse loja që bëri Kurti me opozitën ishte jo serioze.

“Nuk e besoj që do ketë ndryshim të agjendës, sepse loja që bëri Kurti me opozitën ishte jo serioze. Mendoj që datat përkatëse do i japin kohë të gjitha palëve të pregatiten për zgjedhjet e reja” tha Haliti.

Ftesën për takim me presidentes Osmani e kanë pranuar deri tani Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nga AAK-ja kanë konfirmuar se ende nuk kanë diskutuar për këtë temë./gazetablic

 

Shpërndaje në: