Dashnia është Dashni: Milani kuq-e-zi bëhet me ngjyra ylberi në përkahje të LGBTIQ
Qeveria italiane do të kriminalizojë gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ dhe kjo është mbështetur nga klubi i futbollit AC Milan nga qyteti i Milanos.
Klubi kuqezi ka shfaqur logon e klubit me ngjyra ylberi derisa ka vënë edhe një mbishkrim domethënës.
“Dashnia është dashni, s’ka rëndësi se kë e doni.” – thotë ky klub, përcjell Periskopi.
Ky reagim vjen edhe në kohën kur po denoncohet Hungaria për një legjislacion që nuk lejon portretimin e homoseksualëve për personat nën moshën 18 vjeçare.