DASH: SHBA është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli sot me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy për të diskutuar samitin e liderëve të thirrur nga Britania e Madhe më 2 mars për Ukrainën.
Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit e Rubio, që thekson se “Sekretari falënderoi Sekretarin e Jashtëm Lammy për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në inkurajimin e Evropës për të siguruar mbrojtjen e saj dhe për të nxitur paqen në Ukrainë”.
“Sekretari konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi dhe do të vazhdojnë të punojnë me Mbretërinë e Bashkuar drejt paqes në Ukrainë”, bëhet me dije në njoftim.