Darwin Nunez çalonte në stërvitjen e fundit me Uruguain – Çfarë thanë mjekët për të?
Darwin Nunez ka lënë pa fjalë tifozët e Liverpoolit, pasi uruguaiani u pa duke çaluar në terenin stërvitor me Kombëtaren e tij.
Daily Mirror raportoi se sulmuesi i Liverpoolit u pa duke çaluar në stërvitje me Uruguain, por që pas marrjes së kujdesit mjekësor ai u kthye sërish, shkruan Periskopi.
La Celeste do të përballet me Korenë e Jugut për ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Kupën e Botës të Katarit, me numrin 27 të’ Reds’ në formë të lartë.
Të mos harrojmë se lëndimi i Nunez nuk ishte serioz dhe ai është i gatshëm për Kombëtaren e tij.