Dardani i Javës: Kosovari më i mirë në Evropë, Ibrahim Dresheviq

Dardani i Javës: Kosovari më i mirë në Evropë, Ibrahim Dresheviq

Edhe ky vikend ka qenë për t’u harruar për futbollistët kosovarë që luajnë në Evropë. 

Aro Muric të premten ka bërë deputetimin e tij për skuadrën e re, Willem II, por asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Ekipi i tij humbi 5-0 nga Feyenoord, dhe Muric reagoi në mënyrë absolutisht tmerruese në të paktën dy prej golave të pësuar.

Amir Rrahmani luajti sërish për Napolin, që vuan mungesën e dy qendër-mbrojtësve kryesorë. Por, as Rrahmani nuk impresionoi me Napolin që pësoi katër gola nga Atalanta.

Rashica luajti një ndeshje nga fillimi për Werder Bremenin, klub që humbi 4-0 si mysafir i Hoffenheim, shkruan Periskopi.

Bersant Celina ishte rezervist për Dijonin, ani që deri tash ka qenë titullar por pa shënuar gol.

Valon Berisha ka luajtur për ekipin e Reims, por pa lënë gjurmë.

Vedat Muriqi bëri një tjetër paraqitje në Serie A, pasi u inkuadrua në vend të Luis Albertos në fitoren prej 1-0 të ekipit të tij ndaj Sampdorias. Sidoqoftë, Muriqi e bëri një huqje të pabesueshme pasi nuk arriti një rast të qindpërqindtë ta konvertonte në gol.

Ibrahim Dresheviq ishte lojtari dardan i kësaj jave në Evropë. Dresheviq është ristabilizuar në formacionin startues të Heerenveenit në Holandë, dhe përsëri ka bërë paraqitje solide. /Periskopi 

Shpërndaje në: