Dardani i Javës: Amir Rrahmani shkëlqen befasisht në fitoren e Napolit

Dardani i Javës: Amir Rrahmani shkëlqen befasisht në fitoren e Napolit

Muajt e fundit kanë qenë mjaft zhgënjyes për futbollistët kosovarë që luajnë në Evropë. Por, kjo javë ka qenë mjaft e mirë për kapitenin e kombëtares tonë, Amir Rrahmanin.

Rrahmani e gjeti veten si titullar krahas njërit prej mbrojtësve më të mirë në botë, Kalidou Koulibalyt, në ndeshjen kundër Beneventos.

Dhe, ani që i kthyeri nga lëndimi, Koulibaly, u ndëshkua dy herë me të verdhë dhe u përjashtua – paraqitja e Amir Rrahmanit ishte e jashtëzakonshme, shkruan Periskopi.

Napoli arriti të fitonte 2 me 0 me golat e shënuar nga Politano dhe Mertens. Për mbajtjen e portës të paprekur, merita të pakontestueshme ka edhe numri 33 që ka hequr të zitë e ullirit për t’u futur në formacionin startues të ekipit të Gennaro Gattusos.

Nga platforma Sofascore ai mori notën 7,1, e që është notë mjaft e mirë për një mbrojtës.

Rrahmani ishte bindshëm lojtari më i mirë kosovar i javës. /Periskopi 

Shpërndaje në: