Ulëse të zbrazëta – Dardanët u nisën për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriqin
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qiprim për ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Gjithashtu, ata sot e kanë kryer seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.
“Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në Facebook, ku shihet futbollistët duke u nisur.
Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.
Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania.
Ndërkohë, sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija