Dardanët nuk shfrytëzojnë mundësinë – Greqia me epërsi shkon në pushim

Dardanët nuk shfrytëzojnë mundësinë – Greqia me epërsi shkon në pushim

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Greqisë.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë luajtur 45 minutat e para të ndeshjes Kosovë – Greqi.

Goli i vetëm në këtë 45 minutësh u shënua nga Anastasios Bakasetas, në minutën e 36’.

Kosova pati një mundësi të artë në fillim të ndeshjes me Arbër Zenelin, por ky i fundit nuk gjeti dot rrjetën.

Dardanët do të kërkojnë barazimin dhe pse jo edhe fitoren në 45 minutat e dyta të takimit.

Shpërndaje në: