“Dardanët”: Nuk duhet të demoralizohemi, ka beteja tjera për t’u fituar
Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.
Edon Zhegrova (59’) shënoi për Kombëtaren kosovare, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.
Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, pas ndeshjes kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare.
Ata kanë bërë thirrje për të mos u demoralizuar, pasi që ka ende ndeshje të tjera.
“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, thuhet në postimin e “Dardanëve”.